Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një kohe të gjatë në arrati është arrestuar hajni i shumë kërkuar, Kastriot Shala.
Kastriot Shala po kërkohej nga policia pas grabitjeve të shumta së bashku me 3 shokët e tij, por lokacioni i tij është arritur të identifikohet sot në Hajvali pas një pune profesionale nga Policia.
Shala derisa po udhëtonte me automjetin e ti tipit ‘Golf 7’ dhe i armatosur me një armë në brez dhe dy karikator, së bashku me të ishin edhe dy persona të tjerë.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Mund te konfirmojme se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale te njesiteve policore, sot rreth ores 15:30 ne Hajvali eshte arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qene ne arrati dhe ne kerkim policor.
I dyshuari i cili gjendej me nje veture te tipit Golf 7, eshte arritur te ndalohet dhe arrestohet nga njesitet policore. Vlen te potencohet se i dyshuari ka qene ne posedim te nje arme me nje karikator ne brez si dhe nje karikator e kishte brenda ne veture. Se bashku me te dyshuarin kane qene edhe dy persona, nje femer dhe nje mashkull te cilet po ashtu jane shoqeruar ne stacion policor. Te gjitha njesitet policore jane angazhuar per te ndermarre te gjitha veprimet e metutjeshme policore”, ka thënë Kelani për Metron.
Policia tani është duke punuar të arreston edhe personat e tjerë që janë shpallur në kërkim.