Krimineli i dënuar i luftës Lazarevic në krye të paradës zyrtare në Serbi

Qyteti serb i Nishit dje zyrtarisht e ka shënuar Ditën e fitores mbi fashizmin me marshin e “Regjimentit të pavdekshëm”, të cilit i ka prirë gjenerali në pension Vladimir Lazarevic, komandat i dikurshëm i Korpusit të Prishtinës dhe Armatës së tretë, i cili para Tribunalit të Hagës është dënuar për krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjit dhe zakoneve të luftës dhe vepra të tjera johumane me 14 vite burg

Ai është liruar në dhjetor të vitit 2015 pas më shumë se 10 vitesh të kaluara në paraburgim të Tribunalit në Sheveningen. Zyrtarë të qytetit, në krye me kryetarin e bashkisë Darko Bulatovic, kanë qenë pjesëmarrës të marshit, shkruan “Danas”.

Sipas gazetës beogradase, në manifestim janë përkujtuar pilotët sovjetikë dhe ushtarët e rënë në Luftën e dytë botërore, ndërsa pjesëmarrësit kanë mbajtur fotografi të të rënëve në Luftën e dytë botërore dhe në luftat gjatë të 90-tave në hapësira e ish Jugosllavisë.

Marshi i “Regjimentit të pavdekshëm”, përkujton gazeta, për herë të parë është mbajtur në Federatën Ruse në vitin 2011, me idenë që pasardhësit e luftëtarëve të rënë kundër fashizmit, në shenjë kujtimi, të marshojnë dhe bartin portretet e paraardhësve të tyre.

Pjesëmarrjen e gjeneralit të dënuar për krime lufte, sociologu Djokica Jovanovic e ka quajtur kontestuese “edhe nga aspekti juridik edhe nga ai mora”, duke thënë se partizanët në Luftën e dytë botërore kanë luftuar mu kundër asaj për çka është dënuar Lazarevic, e këto janë krimet kundër njreëzimit, dhe se kjo është amensti ideologjike e Lazarevicit për krimet për të cilat është dënuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme