E mërkurë, 16 Nentor 2016 – Sakte.net /
Agjencia Kundër Korrupsionit pretendon që ka disa elemente të veprës penale që RTK-ja ka kryer gjatë një procedure të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vitin e kaluar RTK-ja pati hapur tender për mbjelljen e pishave në oborrin e Radio Kosovës. Por pishat u patën mbjellë para se të përzgjidhej fituesi.
Gati dhjetë muaj pas këtij tenderi, Agjencia Kundër Korrupsionit konsideron që Prokuroria e Shtetit ka bazë të mjaftueshme për hetim në këtë rast. Ky institucion ia ka përcjellë një shkresë Prokurorisë së Shtetit nga e cila kërkon hetim penal për këtë tender.