Qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook,  ka njoftuar për takimin e tij me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren.

Haradinaj tutje ka shtuar se vlerat e të dyave shteteve, shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat për të ardhmen, ndërsa ka shtuar se Kosova qëndronë  fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.

 Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj:

Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona e përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme