Ahmeti: Qeverinë Haradinaj do ta rrëzojmë sa më shpejt

Kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti, ka pranuar hapur se partisë së tij nuk i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, por ka thënë se Qeverinë Haradinaj do ta rrëzojnë pas skandaleve të shumta, transmeton Gazeta Metro.


Ahmeti ka thënë se partisë që ai drejton i duhet edhe pak kohë, sikurse LDK’së dhe PDK’së që i duhet pak kohë pasi janë në zgjedhje të brendshme, mirëpo kjo Qeveria sipas tij duhet të rrëzohet sa më parë.

“Neve nuk na konvenojnë sepse na duhet edhe pak kohë. Nuk mund të gënjej tash e të them se na konvenojnë zgjedhjet. Por nuk do ta linim Kosovën keq për këtë. LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse është në zgjedhjet të brendshme. PDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse është në rënie të vazhdueshme. Nisma ka një kuotë të qëndrueshme të votuesve, por e shoh se ata duan të mbesin në pushtet. AAK-ja është në rritje por nuk e di nëse do zgjedhje”, ka thënë Ahmeti.

I pyetur se a do të bëjë koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt, Ahmeti ka thënë se “nuk beson”.

“Nuk mund të them se kemi një vijë të kuqe. Vijë e kuqe është vetëm për PDK-në, sepse mendojmë se është më mirë edhe për Kosovën edhe për PDK-në që të shkojë në opozitë. Me të tjerat mund të diskutojmë. Edhe me LDK-në, edhe me Nismën edhe me AAK-në, e nuk e di a pajtohen të gjithë në PSD, por për mua edhe me Vetëvendosjen”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se Qeveria nuk do të binte nëse nuk do të miratohej Buxheti. Ka parashikuar një skenar të mundshëm.

“Lista Serbe kish ardh, sepse unë mendoj se këta kishin negocu me të, dhe kishin vendos kushte. A më mirë të pranohen kushtet e Listës Serbe, apo të PSD-së. Haradinaj më ka thënë se shumë të vështira janë këto kushte, me këto më përpara shkoj në zgjedhje. Unë i kam thënë, shkojmë në zgjedhje. Ligjin për Paga tha nuk kemi mundësi me kry në dhjetor dhe po na duhet buxheti. I thash jo. Edhe për Rikallon. Unë e kuptoj që ka mundur të jetë e vështirë për të, por i kam treguar që kjo nuk është kundër serbëve, por është e drejtuar ndaj një ministri që nuk ka menaxhuar si duhet me fondet publike dhe për shkak të të kaluarës së tij”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se 12 nënshkrimet e deputetëve të PSD-së, për rrëzimin e Qeverisë janë ende aty.

“Ne nuk kemi marrë asnjë mesazh as nga LDK-ja as nga VV-ja për të bërë një strategji se si ta rrëzojmë Qeverinë. Na duhen edhe 4 deputetë. Mustafa tha po punojmë me VV-në dhe PSD-në ta rrëzojmë qeverinë. Unë nuk po e di që po punojnë me PSD-në”, ka thënë Ahmeti.

“Ne ia hoqëm monopolin e dialogut Hashim Thaçit, këta atë ligj e quan në Kushtetuese. Asnjë vërejtje në aspektin substancial nuk e kemi. Pse a mendoni se unë kam dëshirë që të jem bashkëdrejtues i Ekipit a? Jo. I kemi thënë LDK-së eja merre kryesimin”, ka thënë Ahmeti. “Ne nuk e kemi asnjë post, nuk pajtohemi me 90 për qind të politikave të kësaj Qeverie. Por për çka je zgjedh deputet? Për t’i marrë ato 2 mijë euro pagë”, ka thënë më tej ai.

Kur ka folur për bashkëpunimin me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ai ka thënë se nuk është i bien pishman për asgjë që kanë bërë në Lëvizjen Vetëvendosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme