Guvernatori i Luizianës, gjatë ditës së djeshme është takuar me presidentin amerikan Donald Trump, por takimi i tyre ishte edhe qesharak.
Guvernatori Billy Nungesser, e përshëndeti Trumpin në Lake Charles, Louisiana, menjëherë pasi arriti në aeroport. Përshëndetjen e bëri duke ia treguar edhe çorapet që i kishte mbathur. Aty shihet Trumpi e edhe më qesharake duket tufa e flokëve të tij.
Siç raporton edhe CNN, guvernatori ndau këto pamje edhe në mediat sociale.