Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJ.R.K.RR.), sot rreth orës 19:05, ka pranuar informacion për aksident komunikacioni më lëndime në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, në fshatin Gllarevë – Klinë, me ç’rast ishte i përfshirë një automjet udhëtarësh (kombi).
Në aksident janë përfshirë pesë persona.
“Menjëherë njësitë relevante të policisë, komunikacionit rrugor, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore. Në automjetin e përfshirë në ketë aksident lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar fillimisht në QMF Klinë për ndihmë fillestare dhe pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në komunikatë.
Personat e lënduar, njofton Policia, janë një m/k/shqiptar (1997) dhe katër f/ k/ shqiptare 1995,96.
“Njëra nga të lënduarat, për shkak të lëndimeve serioze dërgohet nga Spitali Rajonal në Pejë për QKUK Prishtinë, një ndalohet në spital rajonal Pejë dhe tre të tjerët lirohen për në shtëpi, pas dhënies së ndihmës mjekësore. Lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe sipas të dhënave preliminare, dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit-përshtatjes së shpejtësisë adekuate sipas rregullave dhe shenjave të parapara”, përfundon njoftimi.