Vdes dëshmitari i masakrës së Rrezallës

Ka ndërruar jetë Misin Deliu nga Rrezalla, plaku që i mbijetoi masakrës së 5 prillit 1999 në këtë fshat të Drenicës.

Deliu ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së Blerta Deliu e cila vjen nga ky fshat.

“Para pak ditësh kur po diskutoja në kuvend për themelimin e një Tribunali për të dënuar krimin dhe gjenocidin serb, potencova disa nga dëshmitë rrëqethëse të Masakresës së Rezallës”.

“Njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit, Misin Deliu, mëngjesin e sotëm paska ikur në amshim. Baca Misin, ky burrë i urtë e i dashur, edhe pse ishte plagosur tri herë, i kishte mbijetuar pushkatimit masiv që bëri Serbia në Rezallë dhe kishte rrëfyer dëshminë rrëqethëse të krimit e gjenocidit serb… Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq”, shkruan ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme