Në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, mbështetur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Kosovës dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Ministria e Kulturës, sot në ambientet e Shoqatës të të Burgosurve Politikë u hap ekspozita kushtuar jetës dhe veprës së Adem Demaçit, e cila përmban një pjesë të fondit të fotografive, dokumente e botime të mbledhura të Adem Demaçit.
Në këtë ekspozitë, e cila përkon me mbajtjen e Ditëve të Diasporës, morën pjesë ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, kryetari i Shoqatës të të Burgosurve Politikë, Hydajet Hyseni, si dhe veprimtarë e qytetarë të tjerë.