Brenda dy muajsh Pacolli ia gjashtëfishon pagën këshilltarit të vet

Amir Ahmeti e ka gjashtëfishuar pagën mujore brenda pak kohësh, nëpërmjet një “fizkulture” që e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Është rekrutuar si këshilltar politik dhe pas dy muajsh ka siguruar pagë sa të ambasadorit.

Si këshilltar i Pacollit, Ahmeti është angazhuar më 1 nëntor të vitit 2017. Nga ky funksion siguronte pagë prej 453.50 eurosh. Por pas pak kohësh i ishte dhënë një detyrë e re, e bashkë me të i ishin shumëfishuar të ardhurat.

Nëpërmjet një vendimi të ministrit Pacolli, që mban datën 10 janar 2018, Ahmeti është emëruar si “i ngarkuar me punë i përkohshëm (ad interim)”, me qëllim të themelimit të misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Obligimi i ri ishte nisur pesë ditë pas firmosjes së vendimit nga ministri i Punëve të Jashtme, dokument ky që trajton edhe aspekte që lidhen me pagën.

“Të ardhurat personale bruto të z. Ahmeti janë të barasvlershme me të ardhurat e MK (Ministrit Këshilltar v.j.) sipas nenit 37, pika I e Ligjit për shërbimin e jashtëm”, thuhet në vendim, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme