E mërkurë, 16 Nentor 2016 – Sakte.net /
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë sot se presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, mund të jetë një aleat natyral për qeverinë siriane në luftën e vazhdueshme civile në Siri.
Në një intervistë të publikuar dje në agjencisë portugeze të lajmeve, RTP, Assad tha se qeveria e tij do të ketë nevojë të shohë nëse administratat e ardhshme amerikane është e sinqertë në luftimin e terroristëve në Siri, transmeton Express.
Mbikëqyrësit ndërkombëtarë thonë se forcat siriane dhe ruse janë duke i bombarduar rregullisht spitalet, shkollat dhe infrastrukturat tjera civile në zonat që kontrollohen nga rebelët, kundër ligjeve ndërkombëtare.
Por, Assad insiston se po i lufton terroristët./Express/