Prishtinë, 16 nëntor – Lidhjet ilegale ose ndërhyrjet e paautorizuara në rrjet janë shkaktar i mungesës së ujit në disa pjesë të kryeqytetit. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”.
Vetëm deri në këtë periudhë të vitit janë identifikuar afro 300 raste të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ujësjellësi rajonal “Prishtina” është duke ndërtuar me bashkëfinancim edhe Fabrikën e re për prodhimin e ujit në Shkabaj, dhe drejtues të saj kanë bërë të ditur se brenda pak muajsh projekti për ndërtimin e saj do të marrë fund.
Me ndërtimin e saj është premtuar se qytetarët do të kenë ujë 24 orë në ditë, gjatë tërë vitit.