Fatmir Limaj: Dënimi i Lushtakut goditje e madhe ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar pas shpalljes se verdiktit nga ana e Gjykatës se Apelit ndaj rastit të njohur si ‘Drenica 1’. I pari i Nismës për Kosovën, vlerëson se dënimi i Sami Lushtatakut dhe dënimi i bashkëluftëtarëve tjerë, është një lajm tjetër i trishtueshëm dhe goditje e madhe për luftën çlirimtare.

“Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e poashtu edhe informatat në medie të ndryshme për këtë vendimin dhe në fund vetë ky aktgjykim i shpallur sot na tregon se sa i “pavarur” është sistemi i drejtësisë në vend”, ka shkruar ndër  të tjera Limaj në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Dënimi edhe i Gjeneral Sami Lushtakut sikurse edhe dënimi i bashkëluftëtarëve tjerë para disa dite është edhe një lajm tjetër i trishtueshëm dhe poashtu goditje e madhe në luftën tonë çlirimtare që këta bashkëluftëtar e kanë udhëhequr në Drenicë dhe në Kosovë.

Vonesa e shpalljes së këtij vendimi e poashtu edhe informatat në medie të ndryshme për këtë vendimin dhe në fund vetë ky aktgjykim i shpallur sot na tregon se sa i “pavarur” është sistemi i drejtësisë në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme