Zvicër, prifti kosovar përdhunoi adoleshenten

Ngjarja ka ndodhur më 26 janar të vitit 2009, kur vajza ishte 17-vjeçe. Pas katër vjetësh, Maria tregon fakte nga përdhunimi.

Mediat zvicerane shkruajnë se provë e fortë e prokurorisë është një sasi fotografish, ku protagonistë janë prifti shqiptar me inicialet P.A dhe vajza e mitur Maria K nga Luzern-i i Zvicrës.

Në denoncimin e bërë, vajza thotë se pasi u abuzua seksualisht nga prifti, po përjeton traumë të vazhdueshme nga ajo që ka pësuar.

Maria thotë se e njohu priftin kur ai erdhi në Basel në krye të një misioni kishtar në Zvicër dhe u afrua me të.

“Ai ishte pastor dhe unë kisha besim tek ai. Kurrë nuk e mendoja që do të abuzonte me mua”, -ka thënë Maria për gazetën “Blick”.

“Prifti qeshi me mua kur ai e kuptoi se unë isha ende e virgjër. Dhe pas përdhunimit, më dha 200 franga në dorë e më tha: ‘Fshije nga mendja këtë që ndodhi’, ka deklaruar 22-vjeçarja.

Çështja ka kaluar në gjykatën e Baselit në Zvicër dhe po shqyrtohen provat që prokuroria ka grumbulluar për të pandehurin.

Në gjykatë, pastori e ka pranuar pjesërisht akuzën e ngritur ndaj tij dhe është dënuar me gjobë 1700 franga zvicerane. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme