Kritikohet Komuna e Prishtinës, Kuvendi Komunal i ka mbajtur vetëm 6 seanca

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Organizata joqeveritare “INPO” përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin ndaj Komunës së Prishtinës, duke thënë se kanë dështuar në mbajtjen e seancave sipas kalendarit zyrtar

 

Organizata joqeveritare INPO, shpreh shqetësim ndaj mos përmbushjes së detyrimit ligjor për mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Sipas Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, neni 43.1 dhe 43.2,  kryesuesi obligohet të thërras mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe të mbajë së paku dhjetë seanca në vit, prej të cilave pesë prej tyre duhet të mbahen në gjatë mujorin e parë të vitit, e cila gjithashtu përcaktohet me Rregulloren e  Punës”, shkruan në komunikatë.

Organizata, gjithashtu i bën thirrje Halim Halimit, kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, që të respektojë ligjin dhe t’i përmbushë detyrat e tij si udhëheqës i Kuvendit.

INPO gjen se deri tani Komuna e Prishtinës ka thirrur vetëm gjashtë mbledhje, të cilat siç është theksuar në Rregulloren e Punës është dashur të përfundohen në muajin qershor të këtij viti. Kësisoj komuna e Prishtinës deri në gjysmën e nëntorit ka mbajtur vetëm 6 seanca.

Organizata vlerëson se Komuna e Prishtinës ka dështuar në respektimin e ligjit dhe shpërfilljen e statutit, si akti më i lartë juridik i komunës. Ky veprim bie ndesh me praktikën e qeverisjes së mirë dhe në të njëjtën kohë shfaqë mosgatishmërinë e kryesuesit dhe të kryetarit të komunës për mos përmbushjen e detyrave.

Kjo neglizhencë dhe ky mosbashkëpunim nga kryesuesi i Kuvendit Halimi dhe Kryetarit të Komunës Ahmeti, reflekton negativisht në vetëqeverisje dhe menaxhim të punëve në Komunën e Prishtinës.

Prandaj, INPO i bënë thirrje Ahmeti dhe Halimi që të angazhohen në zbatimin e obligimeve ligjore dhe statutare, të cilat i ngarkojnë me përgjegjësi për ushtrimin e detyrave të tyre.

INPO, kërkon nga të dy palët që interesat personale dhe partiake të mos jenë pengesë në mënyrë që të vendosin marrëdhënie të ndërsjella të cilat do të rezultojnë në efikasitet dhe punë në favor të qytetarëve, të cilët i kanë votuar ata, gjithmonë duke respektuar Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF). /GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme