Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë Miroslav Lajçak.
Ka thënë se me të ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, gjithashtu, thotë ta ketë falënderuar për qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.
“Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherësh edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike. E falënderova Ministrin Lajćak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.