Pas Qeverisë gjermane, anulimin e takimit të Parisit e ka konfirmuar edhe kabineti i presidentit të Francës, Emanuel Macron.
Ata i kanë thënë REL, që takimi i paraparë të mbahet me 1 korrik nuk do të mbahet.
REL thotë se bazuar në burimet e veta, takimi i Parisit është larguar nga agjenda e Makronit për një kohë.
Për Samitin e Parisit, Kosova, Serbia, Franca e Gjermania ishin marrë vesh në takimin e 29 prillit në Berlin.
Se nuk do të ketë takim të Parisit, ka thënë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ndërkohë për mundësinë e shtyrjes ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur të enjten. Megjithatë Haradinaj thoshte se Kosova i ka bërë të gjitha përgatitjet për një takim në Francë.