Dështimi i Kosovës në EBU, Vuçiq bëhet se nuk është i gëzuar

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka komentuar zhvillimet e sotme në Oslo të Norvegjisë, ku nuk mori shumicën e votave propozimi për ndryshim të Statutit të EBU( Transmetuesit të Bashkimit Evropian), që do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në Eurovision.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është diçka spektakulare, dhe se nuk e zgjidh problemin real.

Kreu i shtetit serb ka thënë se pavarësisht se ka ndodhur një gjë e tillë, situata në terren ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë ndonjë përmirësim, duke thënë se jeta e serbëve nuk do të lehtësohet pas një ngjarje të tillë.

“Nuk do të ketë më shumë për serbët në Kosovë, dhe as nuk do të jetojnë më lehtë” ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Kralevë, shkruan rts.

Propozimi për ndryshimet e Statutit të EBU-së, që do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në lojërat olimpike ka marrë 673 vota kundër, 400 për dhe 113 abstenime.

Para se të votohej, shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, Serbia, Qipro e Spanja kanë kërkuar që votimi të bëhët në mënyrë të mbyllur, dhe një gjë e tillë është miratuar nga delegatët që ishin prezent.

Ndërsa thuhet se pa e zgjidhur përfundimisht problemin me Serbinë, pjesëmarrja e Kosovës në Eurovision do të jetë një gjë shumë vështirë e realizueshme./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme