Lidhja Demokratike e Kosovës, mes tensioneve të shumta, është duke vazhduar që të mbajë procesin e brendshëm zgjedhor.
E nga Kuvendi Zgjedhor i mbajtur në Prizren, delegatët e kësaj partie kanë zgjedhur për kryetar të LDK-së në Prizren, deputetit Anton Qunin.
Quni fitoi karshi kolegut të tij, Driton Selmanajt, i cili nga 99 persona që votuan mori 45 vota.
Në Kuvend, morën pjesë anëtarët nga kryesia qendrore si Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri.