Sonte me fillim nga ora 20:30 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti për të parë nëse do të jenë pjesë e kësaj mbledhje. Dërguti ka thënë se ende nuk kanë vendosur.
“Ende nuk kemi vendosur, të shohim”, u shpreh ajo. Kjo mbledhje është vendosur pak më parë që të mbahet në këto orë të vona dhe si pika të rendit të ditës janë 19 ndërkaq 17 tjera janë nga shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
Më poshtë disa nga pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
- Koha për pyetje parlamentare
- Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen të paktën 61 vota “për” prej tyre 11 vota “për” të komuniteteve që nuk janë shumicë)
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore…/Telegrafi