“Lion Air” ishte nisur nga Xhakarta kur u rrëzua në det me 189 pasagjerë në fund të tetorit të vitit të kaluar. Ky ishte rrëzimi i parë i modelit të ri të Boeing, 737 MAX 8.
Katër muaj më parë, Boeing ishte rrëzuar në linjën ajrore të Etiopisë. Nga aksidenti patën humbur jetën 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.
“Ne në Boeing jemi të trishtuar për humbjen tragjike të jetës në të dy këto aksidente dhe këto jetë të humbura do të vazhdojnë të peshojnë rëndë në zemrat tona dhe në mendjet tona për vitet që vijnë.
Familjet dhe të dashurit e atyre që ishin në bord, kanë përkrahjen tonë të thellë. Ne do të bashkëpunojmë me qeveritë lokale në mënyrë që familjarëve të tyre të ua ofrojmë mbështetjen financiare, arsimimin dhe shpenzimet e jetës.
Fillimisht do të paguajmë 100 milionë dollarë për familjet e viktimave” thuhet në njoftimin e kompanisë Boeing.