Kapet duke vjedhur ushqim në dyqan, policia e Nju Jorkut ia paguan faturën

Tre policë në Nju Jork kanë marrë shumë lëvdata nga njerëzit pasi e paguan faturën e ushqimeve, të cilat një grua ishte munduar t’i vidhte në një dyqan të këtij qyteti.

Momenti u fotografua nga një shitës, i cili e publikoi fotografinë në rrjetin social, “Twitter”. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në dyqanin “Manhattan Whole Foods”.

Në fotografi shihet një grua duke qarë dhe duke e mbuluar fytyrën me duar, ndërsa tre policë qëndrojnë përreth saj pranë arkës, duke ia paguar ushqimin.

“E di që policia marrin vendime brenda një sekonde çdo ditë, prandaj vendimi i policisë për ta paguar ushqimin e gruas pa ngurrim ishte vepër e fuqishme. Ishte shumë prekëse ta shohësh një gjest kaq të mirë”, tha Paul Bozymowski, personi që e bëri këtë fotografi.

Policët e përfshirë në këtë rast thanë se edhe kolegët e tyre bëjnë këso veprimesh shpesh në qytet. Sidoqoftë, sjellje të tilla të policisë janë parë rrallë në publik deri tash.

Gjatë një konference për gazetarë, policët thanë se shkuan në atë dyqan pasi roja i lajmëroi se një grua ishte duke vjedhur ushqim.

“E pyeta gruan se çfarë po ndodhte. Më tha se është e uritur. E kontrollova çantën e saj dhe vendosëm t’ia paguajmë ushqimin që e kishte marrë”, tha njëri nga policët, duke shtuar se nuk kishin pritur kaq shumë reagime pozitive nga njerëzit, shkruan “Independent”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme