Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës, ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në jug të vendit. Në Vlorë, rrebeshi i shiut shkaktoi përmbytje në disa akse kryesore të qytetit.
Përmbytje pati në bulevardin Vlorë-Skelë, akset lidhëse të rrugës Transballkanike me bulevardin e Vlorës, lagjia “Pavarësia”, rruga “Kosova”, si dhe disa blloqe banimi në brendësi të qytetit.
Zona të tëra të Gjirokastrës u përfshinë nga stuhitë e shiut dhe breshëri, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe rrugë të përmbytura.
Reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në Sarandë. Dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar lokale dhe banesa, pemë të thyera, por edhe disa rrugë të përmbytura. Reshjet e shiut nisën rreth orës 22:00 të darkës dhe kanë zgjatur më shumë se 1 orë.
Foto nga rrugë e përmbytura në Vlorë