Qeveria nuk mbajti premtimin për liberalizimin e vizave

E premte, 18 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Ndonëse qeveria e Kosovës, kishte premtuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti, një gjë e tillë po vlerësohet si e pamundur. Madje edhe vet kryeministri Mustafa e ka pranuar në njëfarë forme se liberalizimi i vizave është thuajse i pamundur këtë vit si rezultat i mos ratifikimit të demarkacionit.

Njohës të çështjeve të integrimeve evropiane thonë se edhe në aspektin procedural liberalizimi i vizave në fundvit është i pamundur.

Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku thotë se marria e vendimit në Këshillin e Bashkimit Evropian është proces kompleks dhe është vështire parashikimi se kur do të ndodhë. Megjithatë, ai thotë se tashmë janë humbur të gjitha shpresat qe ky proces të ndodhë këtë vit.

“Është e paparashikuar se si vendosin shtetet, sepse varet nga pozicioni i shteteve. E dimë se pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën dhe katër shtete kanë mundësi me përdor bllokimin. Ka shtete qe e kanë njohur, por qe nuk janë në favor të liberalizimit të vizave. Marria e vendimit pozitiv për vizat këtë vit kalendarik është pothuajse e pamundur në aspektin procedural dhe në aspektin e vendimmarrjes politike”, ka thënë Mazreku.

Sa i përket kriterit të demarkacionit ai thotë se ky kriter nuk është aplikuar si kusht për vendet tjera. Por, sipas tij, është e drejtë e Komisionit Evropian qe të vendosë kritere shtesë.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe çështja e përmbylljes se ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi janë dy tema të hapura dhe të pambyllura dhe rrjedhimisht këto mbesin dy kushte për Kosovën”, ka shtuar Mazreku.

Institucionet e Kosovës, kanë dështuar qe të miratojnë një deklaratë të përbashkët në Kuvendin e Kosovës, e cila do t’i dërgohej Brukselit ku do t’i kërkohej qe demarkacioni të mos jetë pengesë për vizat. Në këtë deklaratë ishte paraparë qe pozitë e opozitë do të zotoheshin qe çështjen e demarkacionit ta zgjidhin në mënyre paqësore në një fazë të mëvonshme.

Së fundi kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Mali i Zi do t’i kërkojë Bashkimit Evropian, qe demarkacioni të mos jetë pengesë për liberalizimin e vizave. Megjithatë, njohës të integrimeve evropiane thonë se as ky hap nuk do të ishte i mjaftueshëm qe të ndodhë liberalizimi i vizave./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme