Presidenti ​Thaçi godet BE-në

E premte, 18 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se hap i rëndësishëm për sundim të ligjit në Kosovë është nxjerrja e Kodit Penal.

Thaçi në Këshillin Kombëtar kundër Korrupsionit tha se që nga dita e parë që ka marrë detyrën ka inkurajuar institucionet për të bërë një rishikim të drejtës penale.Sipas Thaçit me këto rishikime nuk do të lejohej kandidimi në zgjedhje i zyrtarëve të akuzuar për vepra penale të korrupsionit.

Presidenti tha se institucionet e vendit kanë arritur rezultate të prekshme në sundim të ligjit, por ende ka sfida përpara. Duke folur në Këshillin Kundër Korrupsionit Thaçi tha se qytetarët duhet të kenë besim tek institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Besimi qytetar se institucionet po bëjnë punën në luftimin e krimit dhe korrupsionit do të reflektohet pozitivisht në raporte ndërkombëtare. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është kusht i pashmangshëm për krijimin e një klime të sigurt për investime”, tha presidenti Thaçi.

Sipas tij statistikat dëshmojnë për rezultate të prekshme në hetime të rastit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke folur në këtë fushë Thaçi tha se Kosova ka bërë shume se çdo vend tjetër në rajon në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës Thaçi tha se Bashkimi Evropian ndoshta nuk është duke u mërzitur për kredibilitetin në Kosovë “por mendoj që kjo qasje injoruese nuk do të kalojë pa pasoja”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme