Prokuroria Speciale e Kosovës përkatësisht një prokuror ndërkombëtar pranë kësaj prokurorie, ka ngrit aktakuzë ndaj 24 personave e që lidhen me arratisjen e grupit të “Drenicës” nga QKUK, në maj të vitit 2014.
Në mesin e të akuzuarve është edhe djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, që akuzohet se ka ndihmuar në arratisjen e të atit të tij.
Por, Mërgimi mbrëmë në një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për aktakuzën që është ngrit, duke thënë se nuk është në dijeni për këtë. Ai madje, thotë se gjyqtarët e EULEX-it, nuk i pranon si kredibil.
“Unë nuk i pranoj gjyqtarët e EULEX-it, sepse po tregohen shumë qartë se janë anti-shqiptar dhe nuk i duan njerëzit e luftës”.
Lushtaku më tej, thotë se nuk kanë lëviz nga QKUK-ja në datën e 20-22 majit të vitit 2014.
Ai madje, hedhe poshtë çdo mundësi se kanë paguar dëshmitarët për të ndryshuar dëshmitë e tyre.
“Asnjë herë unë nuk jam marr me dëshmitarë. Nuk kam pas kohë unë të merrem me dëshmitarë”, tha ai për RTV Dukagjini. /Telegrafi/