Volkswagen pritet t’i shkurtojë rreth 30 mijë vende pune

E premte, 18 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Koncerni botëror i automjeteve, Volkswagen, do të shkurtojë vitet e ardhshme 30.000 vende pune. Skandali i dizelit megjithë gjobat miliardëshe nuk është mbyllur ende.

 

Koncerni Volkswagen i goditur nga skandali i dizelit, pritet të shkurtojë 30.000 vende pune në të gjithë botën, 23.000 prej tyre në Gjermani, bëri të ditur kreu i bordit të Volkswagenit në botë, Herbert Diess të premten (18.11).

Koncerni numëron në Gjermani 120.000 punonjës, ndërsa në botë 215.000 të tilë. Por deri në vitin 2025 janë të përjashtuara shkurtimet nga puna të ekipit bazë të Volkswagenit, bën të ditur këshilli i punëtorëve të Volkswagenit në Gjermani.

Ndryshimet planifikuara janë pjesë e “paketës së të ardhmes”, për të cilën ka rënë në ujdi si këshilli i punëtorëve ashtu edhe bordi drejtues. Orientimi kryesor është investimi në fushën e elektromobilitetit. Vitet e ardhshme koncerni do të investojë për këtë 3,5 miliardë euro.

Afera e Volkswagenit vazhdon

Ndërkohë afera e Volkswagenit në SHBA, megjithë gjobat miliardëshe, nuk ka marrë ende fund. Autoriteti amerikan për Konkurrencën (FTC) po heton për fshirjen e qëllimshme të të dhënave të rëndësishme në skandalin e koncernit për vlera të manipuluara të gazrave ndotës tek makinat Volkswagen. Në shtatorin e vitit të kaluar Volkswagen pranoi në SHBA instalimin e një software ilegal, me qëllim që të tregonte vlera të ulta të emetimit të gazrave ndotës./dw.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme