Porsche ka zbuluar veturën garuese të re 911 RSR në Los Angleos, e që është shumë ma ndryshe se veturat e tjera standarde garuese 911 e jo garuese.
Në dizajn duket shumë i ngjashëm me veturat tjera 911, por nën kafano kësaj radhe ka motorin e jo nga prapa ashtu siç e ka pasur tradicionalisht. Porsche e quan këtë ndryshim evolucionin më të madh në historinë e modeleve më të mira GT, transmeton koha.net.
Por jo vetëm kaq, makina ka edhe ndërruesin e shpejtësive të ri, strukturën e trupit, aerodinamikën dhe motorin.
Motori i ri i 911 RSR prodhon 510 kuaj fuqi ndërsa ka gjashtë shpejtësi. Kjo veturë do të garojë në sezonin 2017 në 19 gara që i bie me më shumë se 140 orë vozitje garuese.
“Në 911 RSR, ne u përqendruam qëllimisht në një motor modern të veçantë dhe më të lehtë se zakonisht, dhe kjo i dha liri inxhinierëve tanë në zhvillimin e automjeteve” shpjegoi Dr. Walliser.