Fëmija aksidentalisht bën zbulimin 66 milionë vjeçar

Një nxënës i dashuruara pas shkencës ka zbuluar aksidentalisht një  fole vezësh të fosilizuara të dinosaurëve duke luajtur jashtë në Kinë. Ekspertët besojnë se 11 vezët, datojnë rreth 66 milionë vjet në periudhën e vonshme të Kretakut, pak para se kafshët e lashta të zhdukeshin.

Nxënësi i klasës së tretë tha se fillimisht pa një “gur të çuditshëm” në tokë, por e kuptoi se mund të ishte një vezë e dinosaurëve pas kontrollimit të objektit nga afër. Ekspertët konfirmuan spekulimet e tij para se të zbulonin 10 vezë të tjera.

10-vjeçari e bëri gjetjen e jashtëzakonshme të martën, duke luajtur në një argjinature në qytetin e Heyuan, Provinca Guangdong. Djali, i quajtur Zhang Yangzhe, po përpiqej të kërkonte mjete për të goditur arrat në pemë,  kur gjeti atë që mendonte se ishte një copë shkëmbi që ‘dukej i veçantë’.

Ai shoqërohej nga nëna e tij dhe fillimish tha se shkëmbi kishte ‘qarqe’ në sipërfaqen e tij. “Pastaj thirra nënën time dhe menduam se guaska dukej si ajo e një veze dinosauri”, tha Yangzhe për mediet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme