Një aeroplan i tipit “Piper PA 31” është rrëzuar në qytetin Elko në Nevada. NBC raporton se ka pasur të paktën 4 persona në bord, transmeton Gazeta Express
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit në Nevada të SHBA’së, mirëpo banorët e zonës janë evakuuar,
Dëshmitarët thonë se aeroplani u rrëzua në një parking, ku automjetet e parkuara shpërthyen nga rrëzimi i tij.
Shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulanca tashmë kanë arritur në vendin e ngjarjes./GazetaExpress/
Këto janë disa nga pamjet nga vendi i ngjarjes: