Serbia nuk ndalet, paralajmëron furnizim të helikopterëve nga Rusia

Gjatë ditës së djeshme Rusia i ka dhuruar Serbisë disa automjete të blinduara ushtarake.

Rusia gjatë ditës së djeshme i dhuroi Serbisë disa automjete të blinduara ushtarake të tipit “BRDM-2”, mirëpo si duket ky nuk do të jetë furnizimi i vetëm i ushtrisë serbe.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sot ka paralajmëruar se në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm, Serbia do të furnizohet me katër helikopter të rinj “Mi-35” dhe  tre të tipit “Mi17”, nga Rusia.

Në një intervistë dhënë për RTS-në, Vulin ka thënë se këta janë helikopterët më të mirë në botë, transmeton lajmi.net.

“Këta janë helikopterë krejtësisht të rinj dhe janë më të mirët në botë. Unë pres që ata të arrijnë deri në fund të vitit ose në fillim të ardhshëm. Ne nuk kemi siguruar dekada më parë fonde ushtarake”, theksoi Vulin.

Lidhur me furnizimin e automjeteve të blinduara ushtarake që ishin donacion nga Rusia, Vulin ka thënë se tashmë ushtria e Serbisë do të jetë në gjendje të mbrojë më mirë njerëzit e saj.

“Ne kemi marrë automjetet që janë të standardeve më të larta. Këto automjete zbulojnë një objektiv prej pesë kilometrash gjatë kushteve të ditës, 3.5 kilometra gjatë natës. Njësitë tona do të kryejnë detyra më të sigurta. Kjo automjet mund të mbrojë njerëzit, të zbulojë qëllimet e armikut dhe të japin informacione”, deklaroi Vulin, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas tij, Serbia është partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për NATO-n dhe nuk është një vend terrorist, por një vend i sigurt.

“Serbia nuk është një territor terrorist si Kosova, por një vend i sigurt. Sa më e fortë të jemi ne, lufta do të jetë më larg se sa ne. Një Serbi e fortë është një garanci e stabilitetit dhe paqes në Ballkan”, tha Vulin ndër të tjerash në këtë intervistë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme