Forcat afgane dhe NATO-ja kanë vrarë më shumë civilë se talibanët

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, forcat qeveritare të Afganistanit dhe ushtarët e NATO-s kanë vrarë më shumë civilë se militantët talibanë gjatë gjysmës së parë të vitit 2019.

Shumica e civilëve janë vrarë gjatë zhvillimit të operacioneve të NATO-s dhe forcave afgane kundër talibanëve, përfshirë sulmet ajrore dhe aksionet e zhvilluara gjatë natës në vendstrehimet e fshehta të militantëve, të cilët shpesh qëndrojnë në mesin e civilëve.

Në raportin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan thuhet se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, forcat afgane i kanë vrarë 403 civilë, forcat e huaja 314, ndërsa talibanët dhe disa grupe të tjera i kanë vrarë 531 civilë.

Në prill, Kombet e Bashkuara i publikuan shifrat për civilët e vrarë në çerekun e parë të vitit. Edhe për këtë periudhë, numri i civilëve të vrarë nga talibanët ishte më i vogël se numri i civilëve të vrarë nga NATO-ja dhe forcat afgane. Kjo ishte hera e parë që forcat qeveritare dhe forcat e huaja shkaktojnë më shumë viktima civile se talibanët.

Militantët i kanë refuzuar thirrjet për armëpushim në kohën kur po zhvillojnë bisedime me Shtetet e Bashkuara me qëllim të përfundimit të luftës.

Ndaj raportit të Kombeve të Bashkuara ende nuk kanë reaguar qeveria, ushtria apo forcat ndërkombëtare, shkruan “The Guardian”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme