Një djalosh mysliman pretendon se atij iu vu flaka për shkak se kishte refuzuar që ta bënte lutjen hinduiste e quajtur “Jai Shri Ram”.
15 vjeçari tha që ai u kap nga katër burra në qytetin Uttar Pradesh. Ai refuzoi që ta këndonte lutjen, e cila në gjuhën shqipe përkthehet “Lavdi Lordit Ram”, i cili konsiderohet Zot nga hinduistët.
Njëri nga personat e kishte lagur me benzinë dhe pastaj me një çakmak ia kishte vënë flakën, duke ia djegur rreth 60% të trupit të tij, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
“Isha duke ecur në urën Dudhari kur katër persona më kidnapuan. Dy prej tyre më lidhën dhe i treti vazhdoi të më lagte me benzinë. Pas kësaj, ata ma vunë flakën dhe vrapuan që të iknin” tha djali.
Gjithsesi, policia janë duke e trajtuar incidentin si të dyshimtë madje kanë raportuar se fëmija ia kishte vënë flakën vetes.
“Ai u pranua në spital me 45% të trupit të djegur” thuhet në deklaratën e policisë.
Sipas një zyrtari policorë, djaloshi kishte dhënë deklarata të ndryshme dhe dukej i “dyshimtë”.
Madje, sipas tyre ka dëshmitarë që e kanë parë se ai ia vuri flakën vetës.