Makina elektrike eX Concept është modeli që e ka punuar Mitsubishi, e i cili do të arrijë 400 kilometra me vetëm një mbushje.
I pajisur me teknologji të lartë, kjo veturë është luksoze dhe komode, ndërsa ka elemente që u përngjajnë makinave të brendeve të njohura, transmeton Telegrafi.
Sistemi i hapjes së dyerve është punuar sikur ai nga Rolls-Royce, derisa pamja në përgjithësi është bazuar te automobilat me shumë stil.
Pjesa e përparme dhe e pasme duken sikur janë të shtypura, ndërsa gjerësia është e bollshme duke ia rritur hapësirën enterierit.