Naim Derri nga Gjakova thotë se të bijën 15 vjeçe ia kanë rrëmbyer fqinjët. Ndërsa e akuzon Blerim Radostën, se i ndihmoi djalit të tij, po ashtu të mitur, që me vajzën të largohen nga Kosova.
E ëma thotë se nuk ka vërejtur më parë ndonjë kontakt të së bijës me atë djalë, tash 16 vjeç, por vajza nuk është në shtëpi nga 14 qershori.
Familja ka vetëm një kërkesë nga organet e rendit dhe drejtësisë në vend, njofton Klan Kosova.
Rasti tash ka kaluar në Prokurori, e cila ende nuk di nëse vajza është larguar me të miturin me dëshirë apo jo. Por, të hënën e arrestuan babain e të dyshuarit si ndihmës i kryerjes së veprës penale.