Arrestohet burri që ndihmoi të birin ta rrëmbente të miturën në Gjakovë

Naim Derri nga Gjakova thotë se të bijën 15 vjeçe ia rrëmbyen fqinjët.  Ndërsa e akuzon Blerim Radostën, se i ndihmoi djalit poashtu të mitur që me vajzën të largohen nga Kosova.


E ëma thotë se nuk ka vërejtur më parë ndonjë kontakt të së bijës me atë djalë, tash 16 vjeç, por vajza nuk është në shtëpi nga 14 qershori.

Familja ka vetëm një kërkesë nga organet e rendit dhe drejtësisë në vend.

Rasti tash ka kaluar në Prokurori, e cila ende nuk di nëse vajza është larguar me të miturin me dëshirë apo jo. Por, të hënën e arrestuan babain e të dyshuarit si ndihmës i kryerjes së veprës penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme