Dorëzohen në Prokurorinë Speciale padi me dëshmi kundër serbëve për krime lufte

Sot me fillim prej orës 11:00 në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, do të dorëzohen padi me dëshmi kundër serbeve për krime lufte në Kosovë.

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontingjentin e dymbëdhjetë ( 12 ) të padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune,  ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë – dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 11:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme