Një i ri 21 vjeçar kosovar është vrarë mbrëmjen e sotme në Gjermani.
Mediat kanë raportuar se kosovari është vrarë me pesë plumba në Kassel të Gjermanisë.
Në lidhje me vrasjen sipas mediave gjermane është arrestuar një 26 vjeçar.
I dyshuari pasi dyshohet se kishte kryer aktin e vrasjes ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarët sipas mediave gjermane kanë ndihmuar në kapjen e të dyshuarit.
Ky i fundit është arrestuar në shtëpinë e tij.
Policia kishte thënë se kosovari dhe i dyshuari shtetas gjerman kishin njohur njëri- tjetrin por ende nuk dihen arsyet se cili ka qenë shkaku i vrasjes.