Kujt do t’i shkojnë 28 votat e delegatëve të Gjilanit

Në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demoktarike të Kosovës, nesër do të votojnë delegatët e të gjitha degëve të kësaj partie në Kosovë. Komuna e Gjilanit me 28 delegatë nuk shprehet një zëri për përkrahjen e dikujt, qoftë edhe nëse kandidat është kreytari i kësaj Komune, Lufti Haziri.


Deputetja e LDK’së dhe kryetarja e Forumit të Gruas, Lirie Kajtazi në pyetjen e Expresit se kujt do t’i shkojnë votat e delegatëve të gjilanit , ka thënë se preferojnë një marrëveshje për kandidat konsensual për Kryetar, ashtu si vetë Haziri.

“Edhe vet Kryetari Haziri preferon një marrëveshje për kandidat konsensual për Kryetar të partisë, kështu që edhe Gjilani është unik në këtë çështje”, ka thënë Kajatzi.

Kujtojmë që LDK nesër do të mbajë zgjedhjet e brendshme të partisë në ora 10:00 në Hotelin Emerald në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme