Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, e ka quajtur shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Molliqajt shkuarja e vendit në zgjedhje shënon edhe fundin e paqartësive, shpifjeve e propagandave.
Postimi i plotë:
Lajm shumë i mirë që Kuvendi po shpërbëhet e vendi po shkon në zgjedhje. Paqartësive, shpifjeve e propagandave po iu vjen fundi.
Kosovës i duhet ndryshimi dhe i duhet sa më shpejt. PSD do të jetë subjekt i fuqishëm që do ta ndikojë këtë ndryshim.
Barazia, mirëqenia e zhvillimi ekonomik do t’ia zënë vendin keqqeverisjes e popullizmit.
Gati për zgjedhje dhe të përgatitur për rritje e përgjegjësi.