Kuvendi mund të mos ketë kuorum për votimin e shprëndarjes së Kuvendit.
Këtë dilemë e ka hedhur njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri përmes një postimi në Facebook.
Ai vendimin e Veselit e ka quajtur si lajm të mirë në respektim të Kushtetutës e ligjit, mirëpo ka drojën se mund të mos ketë vota të mjaftueshme për votim, bazuar në atë se Lista Serbe nuk merr pjesë në seancat e Kuvendit.
Ky është postimi i plotë i Ramush Tahirit:
Presidenti Hashim Thaçi i ka derguar leter zyrtare Kadri Veselit si bartes i listes se koalicionit PAN, qe konform Kushtetutes ti paraqes kandidatin e ri per Kryeminister.
Veseli ishte i shpejte dhe i qarte ne pergjigje, se nuk kane kandidat, e gjithashtu e thirri Kryesine e Kuvendit per me caktu Mbledhjen Plenare per shperndarjen e Kuvendit ne menyre qe vendi te shkoje ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare jo ma large se 40 dite…
Shume lajme te mira brenda pak oresh ne respektim te Ligjit e Kushtetutes dhe gjetjen institucionale te krizes.
Tash , nga droja po pyes:
A mund te ndodhe qe Kuvendi diten e enjte te mos kete kuorum se perveq Listes serbe nuk do te vinte edhe nji parti shqiptare ne mbledhje,
dhe edhe nese do te kishte kuorum
a thua ne votim deputetet nuk do ta perkrahin shperndarjen e Kuvendit.