Mustafa thotë se besimin për kreun e partisë e merituan shumë veprimtarë të LDK-së

Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar Kuvendin Nëntë Zgjedhorë të kësaj partie i cili u mbajt të shtunën.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike, sipas tij, e muratuar me durim dhe përpjekje të mëdha gjatë 30 vjetëve të zhvillimit, ekzistencës dhe veprimit të LDK-së.

Ai thotë se një vlerë e tillë u trashëgua dhe u kultivua nga ish-kryetari Ibrahim Rugova dhe si e tillë është vlerë e tyre e përbashkët.

Mustafa thotë se në Kuvendin e mbajtur, nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë dhe përkushtimin e tyre për LDK-në dhe vlerat e saj.

“Kuvendi ynë unifikoi diversitetin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emërues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashkë, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashkë, s’ka kush që na del para”, ka shkruar ai.

Ai tutje thotë se e konsideron veten të nderuar me besimin që i dhanë delegatët e Kuvendit.

Sipas tij, këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së.

“LDK ka njerëz të mrekullueshëm. Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve”, thotë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme