Sot vendoset për ditën e shpërbërjes së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje për përcaktimin e seancës për shpërbërjen e Kuvendit.

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku do të fillojnë përgatitjet për të mbajtur seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryekuvendari Kadri Veseli ka qenë ai që ka ftuar Kryesinë, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për të caktuar një mandatar të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, shkruan lajmi.net.

“Kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme”, kishte deklaruar javën e kaluar Veseli.

Sipas tij, shteti nuk guxon të mbetet në vakuum institucional dhe pa vendimmarrje legjitime.

Veseli po ashtu kishte theksuar se si kryetar i Kuvendit, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejtë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet me fillim prej orës 11:00. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme