Komuna e Bahtirit luan me milionat e shtetit: Shpërblen një kompani me dy kontrata

Rrjedhë të turbullt kanë marrë dy procese prokurimi që është duke i zhvilluar Komuna e Mitrovicës, nëpërmjet të cilave është treguar mësymja për ta dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth dy milionë euro.

Komuna që drejtohet nga Agim Bahtiri ka shprehur synimin ta shpërblejë kompaninë “Lirigzoni S” me dy kontrata, edhe pse ajo i kishte ofertat prej më të shtrenjtave e edhe se në dosjen e aplikimit kishte dokumente false, shkruan sot “Koha Ditore”.

Procedurat e prokurimit për kontratat, që bashkërisht është planifikuar të peshojnë 8 milionë euro, janë shpallur një vit më parë, dhe pas tri procesesh rivlerësimi, ato janë anuluar. Ndërkaq, shpallja e re e tenderëve e bërë nga Komuna rishtazi, sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), përmban kritere diskriminuese dhe favorizuese. E për gjithë situatën, një informatë i ka shkuar Agjencisë Kundër Korrupsionit, ndërsa janë deponuar padi edhe në organin e akuzës.

Tek kanë arsyetuar rrjedhën e këtyre proceseve të prokurimit, autoritetet e Mitrovicës në një përgjigje dhënë gazetës e kanë quajtur “abnormalisht e ulët” ofertën e kompanisë “Bajraktari”, e cila kishte ofruar çmim për rreth 2 milionë euro më të lirë sesa “Lirigzoni S”, kompani që komuna tri herë radhazi e kishte shpallur fituese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme