Dy ditë pas rizgjedhjes në krye të LDK-së, Mustafa takon Kosnettin

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa sot në zyrën e tij ka pritur ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Ky takim ishte i mbyllur për media dhe nuk janë bërë të ditura temat e takimit.

Atje ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e këtij subjekti politik: Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Mustafa dhe Kosnett u takuan dy ditë pasi në Kuvendin e nëntë zgjedhor të shtunën LDK ka zgjedhur me aklamacion Isa Mustafën në mandatin e tretë për kryetar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme