Haradinaj thotë se Kuvendi duhet të votojë edhe diçka para shpërbërjes

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi që në Kryesi të Kuvendit është caktuar 22 gushti si datë për shpërbërje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky është veprim i duhur konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

“Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 Gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kryeministri në dorëheqje, tha se ky vendim do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i domosdoshëm.

“Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opcion i vetëm dhe i domosdoshëm. Po ashtu, është për tu përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE. Kthimi i mandatit te Sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, tha ai.

Në kryesi të Kuvendit është vendosur sot që me 22 gusht të shpërndahet Kuvendi i Kosovës në mënyrë që të shkohet me zgjedhje të jashtëzakonshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme