Mustafa godet Haradinajn: Në Hagë nuk shkoi si person privat, por si Kryeministër

Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, edhe pse dha dorëheqje për të shkuar në Hagë si person privat, ai përsëri shkoi atje në pozitën e kryeministrit.

Sipas Isa Mustafës, Haradinaj vetëm e arsyetoi dorëheqjen e tij me çështjen e Hagës.

“Zoti Haradinaj në fillim e arsyetoi këtë veprim se nuk dëshiron të shkoj në Hagë si kryeministër, por dëshiron të shkoj në Hagë si person privat” tha Mustafa duke shtuar se “faktikisht nuk ndodhi sepse në Hagë shkoi si kryeministër i dorëhequr, do të thotë prapë kryeministri apo kryeministri në dorëheqje është i njëjti pozicion me pak dallime sa i përket aktit të dorëheqjes”.

Por gjithsesi Mustafa shtoi se është çështje e tij dhe se nuk do ta shfrytëzojnë dorëheqjen e tij për arsye politike.

“Ne e kemi vlerësuar se është çështje e tij dhe vlerësimeve të tij por nuk i kemi dhënë, të themi karakter tjetër politik” tha Mustafa.

E sipas tij, problem më i madh ende mbetet fakti se me kushtetutë nuk është e definuar mirë se çfarë ndodh nëse një kryeministër largohet nga pozita e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme