PANA pa zhurmë pret 22 gushtin: A po përgatitet në heshtje krijimi i qeverisë teknike?

Më 22 gusht, Kuvendi i Kosovës me gjasë do ta mbajë mbledhjen e fundit të këtij legjislacioni.

Kjo pasi që në këtë seancë pritet edhe shpërndarja e Kuvendit, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, shkruan lajmi.net.

22 gushti po shihet si datë shumë e largët nga partitë opozitare. Vetëvendosja e Albin Kurtit po konsideron se hapësira e tillë po bëhet për pazare të mundshme të partive për një qeveri teknike.

Madje ata gjatë ditës së sotme kanë deponuar 19 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për këtë çështje.

Pazare të tilla, siç po konsiderohen nga Vetëvendosje po kundërshtohen nga koalicioni qeverisës.

Të gjithë njëzëri po shprehen se kanë konsensus brenda partive të tyre për mbajtjen e zgjedhjeve.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj për lajmi.net konfirmon se brenda partisë së tij ka konsensus për votimin e shpërndarjes së Kuvendit.

“Po. Brenda AAK-së ka konsensus për shpërndarjen e Kuvendit”, konfirmon shkurt Nitaj për lajmi.net teksa mohon zërat për marrëveshje për qeveri teknike.

Edhe nga Nisma Socialdemokrate shprehen të gatshëm ta votojnë shpërndarjen e Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Bilall Sherifi, konfirmon se Nisma është e gatshme të votojë për fundin e legjislaturës.

“Jemi të gatshëm dhe do ta votojmë shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë Sherifi për lajmi.net teksa nuk ka përmendur konsensuse të mundshme për qeveri teknike deri më 22 gusht.

Unik, madje më të zëshëm në këtë aspekt janë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i këtij subjekti, Hajdar Beqa për lajmi.net thotë se Kryesia e Kuvendit ka vendosur njëzëri për datën e shpërndarjes së Kuvendit.

Madje ka thënë se ishte vendim i të gjithëve që të mbahet seancë më këtë datë.

“Ka qenë vendim i Kryesisë dhe zotit Veseli të mbahet në këtë datë. Aty kanë qenë të përfaqësuara të gjitha partitë. Sa i përket këtyre kalkulimeve PDK-ja ka qëndrimin e qartë se jemi për zgjedhje dhe se e vetmja rrugë që bën zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen javën e parë të tetorit”, ka theksuar Beqa.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga koalicioni PAN, mandatarin e ri të një qeveria teknike.

Megjithatë, kryetari i PDK-së, Veseli i është përgjigjur presidentit duke thënë se nuk ka nevojë për mandatar të ri, dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme