Tahiri porosit LDK-në dhe VV-në: Mos u merrni me Kadri Veselin, fitoren e kemi të garantuar

Ministri në detyrë i Drejtësisë, njëherit edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka porositur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të mosmerren me Kadri Veselin.

Tahiri në një intervistë për Ekonomia Online, Tahiri tha se këto dy parti nga paaftësia për të menaxhuar proceset e brendshme po merren me PDK-në dhe kreun e saj.

“Mendoj që opozita dhe Lidhja Demokratike dhe VV-ja nga paaftësia e tyre me i menaxhuar partitë e tyre dhe ngulfatja nga e cila i ka kapluar këto dy parti nga proceset zgjedhore nga të cilat kanë dal tashmë duke dashur me nxjerrë problemet nga brenda vazhdimisht merren me PDK-në dhe me liderin e saj Kadri Veseli dhe kanë frikë se këto zgjedhje do t’i humbin dhe e dinë qartë që kryeministër i vendit do të jetë Kadri Veseli”.

Ai thotë se LDK-ja qe 15 vjet nuk ka dal fituese në zgjedhje, prandaj edhe do të jetë humbëse e zgjedhjeve të sivjetshme.

Tahiri thotë se koalicion do të bëjnë vetëm me qytetarin dhe se në këto zgjedhje do të dalin fitues.

“Koalicioni jonë do të jetë me qytetarin dhe jam i bindur siç kemi ditur me i ftuar katër palë zgjedhje radhazi, mos të harrojmë që LDK-ja që nga viti 2004, janë 15 vjet që një parti nuk din me fituar zgjedhje dhe jam i bindur se edhe këto zgjidhje do t’i pres fat i njëjtë ashtu siç ka ndodhur në vitin 2017”.

Veseli do ta udhëheq Qeverinë e ardhshme, thotë Tahiri. Qeveria e re e udhëhequr nga Veseli shprehet ai do të ballafaqohet me sfidat, raporton EO.

“Që prej momenti që kur ka dhënë dorëheqje kryeministri e kemi bë të qartë se e vetmja alternativë janë zgjedhjet dhe në asnjë rrethanë që të japim mandatin askujt tjetër me këtë legjislaturë siç e kemi tani dhe kërkesa jonë e vetme dhe përcaktimi jonë i vetëm kanë qenë zgjedhjet”.

“Mendoj se është kohë dhe e rëndësishme qe një Qeveri e drejtuar nga zotëri Veseli, një Qeveri e cila do të ballafaqohet me sfidat dhe nuk duhet të ju ik sfidave me të cilat e presin dhe mendoj se është një moment ku PDK-ja do t’i jep vendit një kryeministër të përgjegjshëm dhe një kryeministër që do të përballet me sfidat që i kemi përpara”.

Pas dorëheqjes së kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, partitë politike janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përderisa seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar me 22 gusht, vendim ky i marrë nga Kryesia të hënën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme