Veseli i bindur: Drenasin do ta udhëheq Ramiz Lladrovci!

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë me dije se mbrëmë i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së PDK-së është takuar me strukturat e partisë të cilën ai e drejton në Drenas.

Veseli, tha se ka vërejtur një mobilizim të madh nga strukturat e PDK-së në këtë komunë.

“Bashkë me anëtarët e kryesisë, mbrëmë i takuam strukturat e PDK-së në Drenas. Pamë një mobilizim të madh dhe dëgjuam ide të reja prej tyre se si mund të maksimizohet potenciali i qytetit në të mirë të qytetarëve”, tha Veseli.

Duke e cilësuar si motivues organizimin e tyre, Veseli tha se nga dhjetori Drenasi do të udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.
“Ishte motivues organizimi dhe përkushtimi i tyre, që nga dhjetori të vazhdojnë qeverisjen bashkë me Ramizin”, ka thënë ai në një shkrim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme